Kështu dukej Prekazi pasi u vranë Jasharajt (VIDEO)
Janë bërë sot 20 vjet nga rënia heroike e familjes së Jasharëve. Në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998">1998, Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Kjo lë të kuptohet se atje do të ketë rrethim të hekurt.

Që nga viti 1991 deri më 1998">1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat paramilitare serbe.

Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, që këto ditë dhe data, e pikërisht 5,6,7 mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë.

Ndërsa sot pas 20 vjetëve shtëpia ku mbeti e vrarë e gjithë familja Jashari, ajo është duke rrezikuar që të rrëzohet.
Shtuar më 05/03/2018, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori