Meta kërcënon me prerje dore Kryemadhin, Bashën e Edi Ramën: Do e bëj unë!
Këshilltarja e Kurtit-Pacollit: S' po të pengojmë të vish në Kosovë, por respekto rregullat
Këshilltarja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Furtuna Sheremeti ka reaguar pas deklaratave të liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, se ajo nuk ka njohuri rreth demokracisë parlamentare.

Sheremeti tha se ka më tepër njohur se që duhet për të përsëritur se rregullat e vëna gjatë kohës së COVID-19 janë dhe duhet të vlejnë njësoj për të gjithë.

“Askush nuk po të ndalon që të vish në Kosovë. Ne vetëm po kërkojmë nga ju që t’i respektoni rregullat e karantinës sikur të gjithë të tjerët”, shkroi ajo.

Në një prej publikimeve të tij në Twitter, Pacolli tha se një këshilltare e kryeministrit në largim Albin Kurti që ka “zero njohuri” për rolin e Parlamentit në demokraci.

“Qeveria ka lejuar që shumë kategori të përjashtohen nga rregullat, vendimet e ministrisë së Shëndetësisë e vërtetojnë këtë. Por një deputet që nuk e mbështet më këtë Qeveri është penguar”, shtoi ai.
Shtuar më 28/04/2020, ora 14:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori