Këshilltarja e Haradinajt ka një thirrje për popullin pas dështimit të vizave
Albena Reshitaj, ish-ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe tani këshilltare e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për një ‘zgjim gjithëpopullor’ siç e quan ajo.

Reshitaj ka shpërndarë një status në Facebook’un e saj personal, ku me anë të një poezie të shkruar para 20 viteve, flet për zhgënjimin për arritjen e paqes me anë të mjetëve paqësore, kështu duke bërë thirrje për ‘zgjim gjithëpopullor’ nga qytetarët e Kosovës, njofton gazetametro.

Kjo thirrje e Reshitaj lidhet me veprimet e fundit ku Kosovës ju është treguar lajmi se as këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave, duke e shtyrë kështu për ne vitin 2020.

Postimi i plotë i Reshitaj:

Të dashur miq, po e ndaj me ju një poezi timen te shkruar para 20 viteve dhe të botuar në vitin 2000 në librin tim “Anijet e Fatit” . Kjo poezi lindi si një kushtrim pas një zhgënjimi që nuk arrinim me mjete paqësore të fitonim atë që meritonim si popull. Kjo poezi me ngjall ndjenja të një thirrjeje zgjimi gjithëpopullor edhe sot.


Shtuar më 04/12/2018, ora 08:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori