Këshilltarja e Haradinajt ia mëshon Halimit
Meliza Haradinaj, këshilltarja e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj një komenti të analistit, Fisnik Halimi, rreth shkëmbimit të territoreve. Ai kishte deklaruar se të gjithë akterët e rëndësishëm politik në Kosovë i kanë parë hartat për shkëmbime territoresh me Serbinë.

Sipas Melizës, sponsorizimi i temave përmes sojeve të Fisnik Halimit, garanton dështimin e tyre.

“Kush është Fisnik Halimi që ne ta tolerojmë të na ofendojë atdhedashurinë, gjakun e familjarëve të vrarë, sakrificën e prindërve, kontributin për Kosovën që gëzojmë sot bashkë????? Çfarë njohësi i çështjeve mund të jetë ky person që mund të konstatojë se “hartat e reja me territore të shkëmbyera” që ky ose shefat e tij i paskan parë, qenkan të mira????”, ka shkruar ajo.

Haradinaj, ka theksuar seHalimi nuk ka të drejtë që të shfaqet në publik me konfidencë për cështje territoriale.

“Çfar kredenciale e kontributi ka ky person që na shfaqet në publik me konfidencë për çështje territoriale, të cilat çështje skanë mundur ti zgjidhen as 2 shekujt e kaluar, e as me disa palë luftëra të përgjakshme?! Sponsorizimi i temave përmes sojeve të Fisnik Halimit, garanton dështimin e tyre. Vazhdoni”, ka shkruar këshilltarja e kryeministrit Ramush Haradinaj.

E nohësi i çështjeve politike, Fisnik Halimi, ka thënë se të gjithë akterët e rëndësishëm politikë në Kosovë i kanë parë hartat për shkëmbime territoresh me Serbinë.

“Shkëmbimi i territorit nuk është ndarje, është shkëmbim i territoreve. Të gjithë akterët e rëndësishëm politikë në Kosovë i kanë parë hartat, dinë saktë se çka ka për t’u shkëmbyer dhe e dinë që hartat nuk janë të këqija”, ka thënë ai.
Shtuar më 06/08/2019, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori