Këshilltari i Thaçit shpërndan Fake News, i duket shefi në rangun e Trumpit
Ismail Syla, njëri prej Këshilltarëve të Presidentit të Kosovës, ka shpërndarë një lajm të rremë për liderët e fuqishëm të botës. Në fakt, lajmi i një gazeta zvicerane shkruan për udhëheqësit e vendeve që do të sfidohen gjatë vit të ardhshëm. Një pjesë e mediave të afërta të Thaçit ka vendosur ta shpallin si lider të fuqishëm.

Ish-Zëdhënësi i PDK-së, Ismail Syla, aktualisht këshilltar i Presidentit, e ka shpërndarë një lajm në të cilin raportohet se “Thaçi është ndër liderët më të fuqishëm të botës”.

Në fakt, përmbajtja e këtij lajmi është e manipuluar. Rrjedhimisht, teksti është lajm i rremë.

Pavarësisht kësaj, Syla ka folur qysh vazhdon të jetë ideja më e rëndësishme se sa armët nukleare. Në këtë formë, ai ka provuar të lartësojë idetë e Shefit të Shtetit, i cili prej fillimit të këtij viti ka nisur idenë e korrigjimit dhe ndryshimit të kufijve pasi kishte dështuar ta shfuqizonte Gjykatën Speciale.

“I katërti nga rëndësia globale! Idetë më të fuqishme se armët nukleare!”, ka shkruar Syla.

Teksti i publikuar nga Blick zviceran ishte përkthyer dhe përshtatur nga kabineti i Presidentit Thaçi dhe i shpërndarë nëpër mediat e afërta me te.

Në këtë kurth kanë rënë edhe një pjesë e madhe e mediave tjera, të cilat kanë shpërndarë përmbajtjen e rreme, duke raportuar tekstin e gazetës zvicerane, e cila shkruan se Thaçin e pret sfidë e rëndë gjatë vitit të ardhshëm qysh i presin edhe liderët tjerë të vendeve tjera. Aty, shkruan se Thaçi është lider i rëndësishëm në Kosovë.


Shtuar më 30/12/2018, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori