Këshilltari i Thaçit nuk ngelet prapa me pasuri, ka dy shtëpi dhe mijëra euro
Shefi i stafit të presidentit Bekim Çollaku ka një pagë mujore afërsisht 2 mijë euro.

Në deklarimin e pasurisë ai ka bërë të ditur se për mëditje, shifra vjetore është 7 mijë e 484 euro.

Çollaku ka deklaruar para në dy banka në Kosovë. Në Raiffeisen Bank ai ka deklaruar 15.523.64 euro, ndërsa 14,654.70 euro në BKT ai ka deklaruar shumën e parave të bashkëshortes së tij të cilat janë përfituar edhe nga shitja e veturës së saj personale.

Shefi i stafit presidencial ka pasuri të paluajtshme një parcelë me vlerë 35 mijë euro, një shtëpi me vlerë 150 mijë euro dhe një parcelë dhe vikend shtëpizë me vlerë 51 mijë e 500 euro.

Si pasuri të luajtshme, Çollaku ka deklaruar veturën e tij me vlerë 15 mijë e 500 euro.
Shtuar më 12/06/2018, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori