“Piranjat” pushtojnë Kopshtin Zoologjik, Monika Lubonja: Janë kafshë shumë të bukura

Kopshti i ri Zoologjik në Tiranë hapi dyert më 4 qershor, me një sërë surprizash për fëmijët dhe jo vetëm.

Sigurisht që “Piranjat” nuk humbën mundësinë për të parë nga afër kafshët e kopshtit Zoologjik.

Gazetari i emisionit Altin Tufa vizitoi kopshtin Zoologjik nga ku foli me qytetarët për eksperiencën e tyre dhe impresionet që u lanë kafshët në kopshtin Zoologjik.

Teksa shumë prej tyre u shprehën të kënaqur një qytetare u ankua për çmimin e biletës.

Për mikrofonin e “Piranjave” foli edhe aktorja e njohur shqiptare, Monika Lubonja e cila tha se kafshët janë shumë të bukura duke ftuar ekipin e Piranjave të shohin nga afër çdo cep të Kopshtin Zoologjik.

“Kemi shumë kafshë të bukura këtu dhe do të sjellim akoma më shumë. Janë origjinale dhe shumë të bukura. Hyni brenda që të shikoni që nuk janë prej kartoni”, tha Monika Lubonja për mikrofonin e Abc.

Edhe pse nuk është konfirmuar nga burime zyrtare, mendohet se Monika Lubonja do të ketë post drejtues në Kopshtin Zoologjik të Tiranës./abcnews.al/