Këshilltari i Haradinajt doli veteran mashtrues (FOTO LAJM)

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj për kategoritë e dala nga lufta Gazmend Syla, figuron në listën e veteranëve mashtrues e cila është publikuar së fundi.

Syla ka reaguar në lidhje me publikimin e listës ku sipas tij, prokurori Elez Blakaj përveç qyqan po del të jetë edhe pionier i Jugosllavisë.

Elez, je 2 vite ma i vjetër se unë. Me 1998, unë u bashkëngjita me trimat e lirisë, ti ike. Tash unë jam në Kosovë, ti prapë ike. Doli “puna” që e paske ba. Po del që nuk je vetëm qyqan, por edhe pionier jugosllav”, ka shkruar Syla në profilin e tij në Facebook.

Sipas Sylës, kontributin e tij dhe të shokëve të tij, nuk mundet me hedh poshtë askush, e me se paku prokurori Blakaj.
Shtuar më 17/09/2018, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori