Këshilli Kombëtar Shqiptarë inauguron selinë në Bujanoc
Këshilli kombëtar i Shqiptarëve që administrohen nga Serbia, tash e tutje do të ketë selinë e vet në Bujanoc edhe atë në ish godinën e komitetit famëkeq komunist.
Këshilli Kombëtar Shqiptarë është institucion reprezentativ i shqiptarëve në kompetencë të së cilit janë çështja e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip si dhe çështja e përdorimit të simboleve kombëtare.

Në ceremoninë e rastit prezantuan mysafir të shumtë. Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve që administrohen nga Serbia, me një ceremoni rasti kanë inauguruar selinë e këtij institucioni në Bujnaoc, në të cilën prezantuan diplomatë, përfaqësues të pakicave tjera kombëtare që jetojnë në Serbi, si dhe qeveritar dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Luginën e Preshevës.

Siç transmeton RTK, ish ndërtesa e Komitetit të Partisë Komuniste në Bujanoc, falë donacioneve të Bashkimit Europian përmes Programit “Progres” është rinovuar në ambiente jashtëzakonisht moderne, të cilat tash e tutje do t`i shfrytëzoj Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Esad Xhuxheviq, kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, në fjalën e tij duke uruar për ambientet e reja të KNSH-së, ka komentuar simbolikat e çuditshme të cilat, siç u shpreh, lidhen me hapësirën e re të KNSH-së, që dikur i takonte komitetit komunist, për të cilin la të kuptohet se ishte një ndër kuzhinat antishqiptare, ndërkohë që tani e tutje këto ambiente i gëzon Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, i cili në mënyrë të suksesshme po e kryen rolin e tij, ka thënë Xhuxheviq. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2012, ora 18:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori