Këshilli i Prindërve uron nxënësit
Kryetarit të Këshillit të Prindërve të Kosovës Bajram Beqiri, ka urua të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Në urimin e tij Beqiri u ka bërë thirrje të gjithë prindërve që të gjithë nxënësit që kanë braktisur shkollën, të rikthehen sa më parë në bankat shkollës,
Urimi i Beqirit

Të nderuar nxënës , mësimdhënës, prindër

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2017-2018 ua përcjell urimet më të përzemërta në emër të Këshillit të Prindërve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal,

Kjo ngjarje shënon edhe një fillim tjetër të ri në marrjen e njohurive dhe dijes për fëmijët të cilët janë e ardhmja e shoqërisë sonë.. Urimi kryesor shkon për nxënësit, që për herë të parë sot do të ulen në bankat e shkollës për t’u njohur me mësuesin e parë, me bashkëmoshatarët dhe shokët e klasës.

Gjithashtu nëpërmes të këtij urimi sot të ju bëj thirrje të gjithë prindërve, familjarëve dhe fëmijëve, të cilët me apo pa arsye kanë braktisur shkollën, t’i rikthehen sa më parë asaj ashtu siç kërkoi edhe nga të gjithë mësimdhënësit që të kenë një qasje sa më pozitive dhe një angazhim maksimal në avancimin e vlerave arsimore.

Ky vit shkollor po fillon në kushte dhe rrethana jo shumë të volitshme për shkak të vonesës së formimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit, megjithatë prindërit presin një reflektim pozitiv të të zgjedhurve të popullit në mënyrë që kjo vonesë mos të reflektoi negativisht në zhvillimet dhe avancimet e procesit edukativo arsimor.

Dëshiroi që ky vit i ri shkollor të jetë një vit i sukseseve dhe rezultateve dhe shpresoi se do të jetë një vit në të cilin do të dominoi ngritja e cilësisë në arsim, qetësia ,siguria, disiplina dhe një viti mbarë për të gjithë.
Shtuar më 04/09/2017, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori