Sherr në Bulqizë, dy persona qëllojnë me thikë punonjësin e Ujësjellësit

Një punonjës i Ujësjellësit të Bulqizës është dhunuar dhe goditur me thikë për shkak të detyrës.

Bëhet fjalë për shtetasin G. K., 33 vjeç, i cili sipas policisë ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Në pranga ranë dy autorët e dyshuar.

NJOFTIMI I POLICISE:

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. GJ., 32 vjeç; M.Zh., 28 vjeç, banues në Krastë, Bulqizë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në Krastë Bulqizë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës (thikë) për shkak të detyrës shtetasin G. K., 33 vjeç, (punonjës ujësjellësi), duke i shkaktuar dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 6.08.2021 09:38