Pamje të papublikuara: Kur parakalonin 15 mijë ushtarë me teknologjinë e fundit kineze (VIDEO)

Ditën e sotme, janë publikuar pamje të viteve më parë, ku shihet se si mbahej parada teksa 15 000 ushtarë shqiptarë parakalonin me teknologjinë e fundit.

Asht si shihet dhe në pamje, pas thirrjes “Gati-tu”, ushtarakët fillojnë paradën. Me armë në dorë e me një qëndrim fisnik hapat mes njëri-tjetrit shkojnë në koherencë dhe përshkojnë gjithë gjatësinë e dëshmorëve të kombit, shkruan albeu.com.

Në ajër ngrihen aeroplanë të teknikës së fundit kineze të asaj kohe, por nuk mungojnë as tanket e makina të tjera në ndihmë të ushtrisë.

Gjatë parakalimit, ajo që vihet re janë pankartat madhështore të Enver Hoxhës.

Të shumtë janë dhe qytetarët të cilët duartrokasin, ku nuk mungojnë as ata të ardhur nga Kina./albeu.com/


Shtuar 25.05.2020 10:39