Benzema shkon në pushime me stil ndryshe (VIDEO)

Karim Benzema përfitoi nga pushimi i Krishtlindjeve për të shkuar me pushime dhe tregoi se si do të udhëtonte.

Golashënuesi francez vendosi të udhëtojë drejt Dubait me një Boeing 737 privat.

Viti 2021 ka qenë padiskutim një vit i paharrueshëm për Karim Benzema, marrë nga A Bola.

Sulmuesi i Realit të Madridit ka shënuar plot 47 gola në këtë vit kalendarik, si asnjëherë më parë në karrierën e tij.

Në vitin 2021 sulmuesi është rikthyer në skuadrën kombëtare dhe me Francën arriti që të fitojë Nations League, pas dështimit në Kampionatin Europian. /albeu.com/


Shtuar 24.12.2021 22:18

Tags: ,