Kerry nga Tirana: Kosova të punojë për të ecur përpara
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka folur shkurt për Klan Kosovën në momentin kur ka kryer takimet me shoqërinë civile në qendër të Tiranës.

I pyetur nga gazetari i Klan Kosovës për gjendjen në Kosovë, ai ka thënë se ka një porosi.

"Kosova po shkon mirë dhe duhet të vazhdoje te punoje për të ecur përpara", ka thënë shkurtimisht Kerry.

Sekretari amerikan ka pasur sot gjatë ditës takime me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Rama dhe kryetarin e Opozitës Lulzim Basha, por në asnjë paraqitje nuk është përmendur Kosova.

Në fokus të vizitës kanë qenë reformat në drejtësi dhe rruga e Shqipërisë në integrimet euroatlantike. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2016, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori