Kërkon t'i "vjedhë" komunën, reagon Rakiq ndaj Bahtirit
Kam marrë informacion se në Mitrovicën e jugut planifikohet bashkimi me veriun e Mitrovicës, ka thënë kryetari në dorëheqje i Mitrovicës veriore dhe njëkohësisht i Listës serbe Goran Rakiq duke reaguar rreth mbledhjes së sotme të Kuvendit të KomunatMitrovicës jugore .

“Ata nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë dhe këtë gjë e dinë edhe vetë. Këto nuk janë deklarata të reja, janë të moçme. Nuk është hera e parë që është thënë diçka të tillë”, ka thënë Rakiq duke shtuar se “ata duan të na përçajnë, ndërsa problem i yni është që ne mund të mbesim pa ujë e pa bukë”.

Ne lidhje m këtë iniciativë ai ka thënë se ata duan të na sjellin në atë gjendje që të ndihemi keq,raporton ktv.

“Kam një porosi për ta (shqiptarët): Merruni me komunat e juaja dhe punoni në to e jo të merreni me komunat tona”, ka thënë ndërsa duke folur për taksën ka theksuar se ajo është vendosur “sepse mendojnë që do të arrijnë ndonjë zgjidhje”.
Shtuar më 30/11/2018, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori