Presidentja Atifete
Jahjaga u takua në New York me ministrin e Jashtëm të Ishujve
Bahame, Frederick
Mitchell.
Jahjaga i ka bërë me dije ministrit
Mitchell se
Kosova po bën përparime dhe se kërkon të përforcojë imazhin e saj në arenën ndërkombëtare përmes njohjeve.
Ajo tha se pavarësia e Kosovës është legjitimuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe se
Kosova është e pranuar nga 108 vende të botës, anëtare të OKB-së.
Jahjaga theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte jo vetëm në stabilitetin e vendit por edhe për gjithë rajonin dhe do të siguronte një paqe të qëndrueshme./albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014,
ora 10:07