Kërkohet shkarkimi i Ivica Daçiç
Pëlqej
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë dhe nënkryetar i Partisë Progresiste Serbe, Nebojsha Stefanoviç tha se progresistët e Aleksandër Vuçiç nuk duhet të bënin asesi koalicion me socialistët e Ivica Daçiç.

“Gjithçka që thotë Ivica Dacic, tregon qëndrimin e tij ndaj SNS-it dhe Aleksandar Vucic-it. Është e njohur se kryeministri Vucic i ka dhënë një vend Dacicit në qeveri, ani pse nuk ishte i detyruar. Unë personalisht jam kundër koalicionit me SPS-in dhe besoj se miku im, Aleksandar Vuçiq, pas deklaratave të kreut të SPS, do të mendoj dy herë për këtë dhe të kuptoj, se bashkëpunimi me socialistët ishte veprim i gabuar”, tha Stefanoviç.

Kujtojmë se lideri i SPS dhe zëvendëskryeministër i parë, Ivica Daçiç ka treguar një nivel të ulët në deklarata publike, duke fyer gazetarët dhe ministrin e policisë, pikërisht Stefanoviçin.

Mediumet serbe kanë shkuar se pritet që Vuçiç të marrë masa dhe mundet edhe ta shkarkojë Daçiçin, i cili nuk po sillet si ministër qeverie, por si opozitar. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori