Kërkohet shkarkimi i Atifete Jahjagës
Pëlqej
Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, që është deputet në Kuvend të Kosovës, ka kërkuar që blloku LDK-AAK-NISMA të bashkëpunojë së bashku me Vetëvendosjen, me qëllim që të shkarkohen gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Madje, deputeti Berisha ka shkuar deri aty sa të kërkojë shkarkimin e presidentes Jahjaga.

“Pas zhbllokimit të ngërçit politik e institucional, “Blloku” duhet të mendojë seriozisht me VV për shkarkimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Presidentes dhe të fillojë me reforma të thella kushtetuese e ligjore të cilat do t’i paraprijnë zhbërjes së njësive “parapolitike” që e kanë kapë shtetin”, ka shkruar deputeti Berisha në Facebook./albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 21:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori