Monaco dhe shtyllat ndalin PSG-në, barazim 1-1 ndaj Monaco-s

PSG u frenua në shtëpi pas katër javësh kampionat. Kampionët barazuan 1-1 ndaj Monaco dhe numërojnë 10 pikë në renditje, sa Marseille dhe Lens.

Monaco ia doli ta befasonte ekipin kampion në fuqi që në minutën e 20-të, me anë të sulmuesit gjerman Volland. PSg këmbënguli shumë që të barazonte.

Në minutën e 45-të e pati fatin kundër, pasi Messi dhe Mbappe goditën të dy shtyllën brenda një aksioni. Kështu Monaco shkoi në pushim në epërsi.

Kryeqytetasit nuk mund ta pranonin humbjen dhe me VAR fituan një penallti në minutën e 70-të. Braziliani Neymar ishte ai që e dërgoi topin në rrjetë.

Pak minuta më pas Hakimi u ndal nga shtylla pingule, kurse Mbappe i vetëm me portierin nuk realizoi në një tjetër sulm të PSG-së. Kështu deri në fund nuk pati gol tjetër dhe skuadrat ndanë nga një pikë.

PSG-MONACO 1-1

NEYMAR 70’ (PEN) / VOLLAND 20’


Shtuar 28.08.2022 22:49