Prokuroria ka konfirmuar se do të kërkojë një muaj
paraburgim për zëvendësministrin
Cena që është nga radhët e AAK-së që drejtohet nga Ramush Haradinaj. Ai u kap me dy persona të tjerë duke kërkuar
ryshfet.
"
Prokuroria do të kërkojë 1 muaj
paraburgim për Zevendësministrin e arrestuar mbrëmë", thuhet në përgjigjjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Musa
Cena që vjen nga partia AAK u arrestua dje nga policia bashkë me dy të tjerë si i dyshuar në veprat penale ‘Marrje e Ryshfetit’ dhe ‘Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar”. Deri më tani askush nga AAK-ja nuk ka folur rreth këtij skandali.
Shtuar më 21/10/2018,
ora 11:03