Kërkohet përjashtimi i Thaçit nga dialogu
Duke u bazuar në ecurinë e deritanishme të bisedimeve me Beogradin në Bruksel, të filluara dhe të drejtuara kryesisht nga qeveria 'Thaçi', e tani nga pozita e presidentit, analisti dhe gazetari britanik, Tim Judah, ka vlerësuar se bisedimet e Beogradit dhe të Prishtinës kanë "rënë në problem të madh". Mirëpo Judah ka vlerësuar se derisa pala kosovare është në defanzivë të plotë, nga pala serbe Aleksandër Vuçiqi kurrë s'ka qenë më i fortë se tani, ndërsa Hashim Thaçi asnjëherë s'ka qenë më dobët. Analistët politikë në vend dhe gjithë njohësit e këtij procesi të deritanishëm konsiderojnë se realisht Hashim Thaçi është duke u munduar që duke bërë lëshime në këtë proces t`u "shpëtojë" akuzave nga Gjykata Speciale dhe si i tillë po "përfaqëson" shtetin edhe në Bruksel, derisa për mbi 3 muaj nuk është në gjendje të formojë as Kuvend e as Qeveri, duke marrë kështu "detyrime" shtesë në Bruksel nga Serbia, edhe përkundër faktit se dialogu i deritanishëm ka qenë një farsë pothuajse fare pa rezultate për Kosovën. Njohësit e këtij procesi tepër sensitiv politik theksojnë se nuk duhet të vazhdohet dialogu pa u njohur shtetësia e Kosovës">Kosovës, por duhet të kushtëzohet dialogu me detyrën e parë që duhet ta bëjë Serbia, edhe atë duke zbardhur fatin e të pagjeturve dhe të pranojë të paguajë dëmshpërblimet për dëmet e luftës ndaj qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë. Vetëm pasi të qartësohen këto dy probleme mund të vazhdohet me agjendë bisedimesh për çështje të tjera të interesit reciprok si shtete të pavarura.

Kelmendi: Jashtë agjendës u lanë dëmet e luftës dhe krimet

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, konsideron se gjithë procesi i deritanishëm ka qenë në dëm të shtetësisë së Kosovës">Kosovës dhe se në një shtet normal drejtuesit e këtyre bisedimeve, për dëmin e shkaktuar ndaj vendit, do të nxirreshin e dënoheshin para drejtësisë së pavarur. Ai thotë se fillimisht qeveria e Kosovës">Kosovës gjatë udhëheqjes së Hashim Thaçit ka bërë gabime të mëdha dhe Kosova është duke vuajtur për atë."Në planin e brendshëm kemi papunësi të madhe, gjendje të rëndë ekonomike e sociale, shëndetësi të çrregulluar si dhe krim dhe korrupsion, derisa në planin e jashtëm, sidomos në raport me shtetin serb, kemi humbje të mëdha dhe fitore jashtëzakonisht të lartë të Serbisë. Çdo marrëveshje e nënshkruar ka qenë në dëm të Kosovës">Kosovës dhe në llogari të ndarjes dhe të copëtimit të Kosovës">Kosovës. Serbia ka arritur të krijojë territore të pastra serbe dhe mbi atë politikë raciste po ndërton raporte në Bruksel me Kosovën. Nuk ka asnjë parim politika e Kosovës">Kosovës në raport me shtetin serb. Kurrë nuk u ndërtuan raporte të barabarta dhe mbi bazën e parimit ndërkombëtar të reciprocitetit", është shprehur Kelmendi. Sipas tij, të gjitha marrëveshjet ishin në drejtim të ndarjes dhe të copëtimit të Kosovës">Kosovës. "U krijuan komuna serbe dhe u ndërtua pushteti tipik i Serbisë. Kriminelët serbë në veri u amnistuan. U nda veriu te Ura e Ibrit me marrëveshjet e bëra. U vunë thonjëzat nën shtetin sovran të Kosovës">Kosovës. U ndërtua dhe u lejua një subjekt tipik i shtetit serb në Kosovë: Lista Serbe e krijuar në Beograd. Në shumë vende të Kosovës">Kosovës e ka pushtetin shteti serb", theksoi Kelmendi për "Kosova Sot". Ndryshe ai thotë se hipokrizia politike e drejtuesve të këtyre bisedimeve la jashtë agjende edhe dëmet e luftës dhe krimet.

Ata që firmosën në emër të Kosovës">Kosovës të dalin para drejtësisë

Kelmendi madje konsideron se tani ato marrëveshje të arritura duhet të diskutohen edhe një herë në Kuvend dhe të njëjtat të anulohen kurse ata që i firmosën të dalin para drejtë- sisë."Duhet të zgjidhet grupi punues për raportet me shtetin kriminal serb dhe të caktohen parimet mbi të cilat do të vazhdohet të bisedohet. Rregull mbi rregullat është njohja reciproke e shtetit dhe parimi i reciprocitetit. Nuk bisedohet asgjë tjetër. Këndej kanë rënë përdhe politika dhe personaliteti i dyshes Thaçi e Mustafa. E keqja është se këta dy po marrin me vete edhe subjekte politike dhe po i shkaktojnë dëme të pariparueshme Kosovës">Kosovës. Këta e kanë vendin në burg. Kudo në botë do të hapeshin hetimet ndaj tyre dhe do të kërkohej dorëheqje dhe dënimi i këtyre njerëzve të pandërgjegjshëm. Këtu nuk diskutohet më fakti i dobësimit po i ekzistencës fizike e jo politike, mu për shkak të veprave të renda penale dhe të dënueshme me Kodin Penal dhe me Kushtetutën e Kosovës">Kosovës", pohoi Kelmendi. Politologu Gurakuq Kuçi pohon se analisti Tim Judah ka pasur të drejtë në këtë që ka thënë, por nuk është diçka e re, kjo përsëritet çdo ditë. "Kur një njeri mburret e vetëmburret tej mase, ai njeri e humb të drejtën pastaj t'i njihen anët e mira. Serbia me Vuçiqin në krye ka filluar një diplomaci merimangë, tejet të fuqishme, manipulative, që do të ndryshojë kurdisjen e orës si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën dhe synon të shpëtojë gjithç- ka çka ka mbetur për të shpëtuar nga Serbia në Kosovë. BE-ja kundërshtarët historikë po i trajton si partnerë thelbësorë, ndërsa partnerët historikë si pengues të paqes dhe kështu BE-ja për ta tërhequr Serbinë në orbitën e vet po e dëmton jashtë mase Kosovën. Këtë e ka kuptuar mjaft mirë Vuçiq, gjithnjë me përkrahjen e Moskës, e cila po e fut edhe një kalë të Trojës të saj brenda BE-së", është shprehur ai. Kuçi shtoi se Serbia duke shfrytëzuar vakuumin dhe papjekurinë politike në Kosovë, frikën e presidentit Hashim Thaçi në rënien në kthetrat e Gjykatës Speciale dhe dështimin e planit për një qeveri komplet minuese ndaj Gjykatës Speciale, ka ndërmarrë një diplomaci me ndihmën e Moskës që BE-ja nuk po ka kapacitete ta ndalë. Këtu Thaçit i mbetet vetëm një derë, partneriteti me ndërkombëtarët, dhe ajo derë është nëpërmjet dialogut dhe koncesioneve ndaj Serbisë. Që Thaçi është tejet i dobët tani tregon fakti se puna e tij si president është zero dhe as nuk mirëpritet nga asnjë vend. Ndërsa sa i përket ndërtimit të institucioneve, Thaçi sigurisht që dëshiron ose PAN, gjegjësisht PDK, ose askush, për arsye që i kemi cekur në të kaluarën. E për më keq kemi një problem shumë të madh me BE-në, e cila në emër të "stabilokracisë" po lejon pushtete kriminale në Ballkan, po lejon oligarkë dhe uzurpokratë, me të cilët edhe po bashkëpunon, duke mos përfillur vlerat në të cilat ajo vetë thirret. Pastaj BE-ja për hir të sigurisë nuk përdor asnjë lloj presioni ndaj Serbisë për mosdeklarimin e qindra varrezave masive, nuk i kërkohet Serbisë as ndëshkimi dhe llogaria për mijëra gra të dhunuara në Kosovë, nuk i bëhet presion as edhe për një kërkim-falje për pesë tragjeditë ballkanike, që i shkaktoi, e lëre më të kuptojë se strategjia e Bashkimit Evropian në Ballkan është për një Ballkan në BE. Këtu duhet patjetër që SHBA-ja të kthehet dhe të marrë në duart e veta politikën e Ballkanit, e sidomos Kosovës">Kosovës, dhe duhet të fillojë një fazë e re e dialogut për dialog", tha Kuçi për "Kosova Sot".

Miftari: Presidenti i Kosovës">Kosovës, i shantazhuar nga Serbia

Edhe ish-ushtari i UÇK-së, Naim Miftari, njohës i mirë i gjithë proceseve të deritanishme politike në vend, thotë se dialogu me Beogradin armiqësor duhet të ndalet menjëherë pasi me Beogradin është dashur të flitet vetëm për dorëzimin e kriminelëve të luftës, përgjegjësit e 14.000 vrasjeve e të mbi 1 500 fëmijëve për djegien e 116.000 shtëpive, ndjekjen e mbi 1 milion civilëve, duke bërë pastrim etnik për dhunuesit e mbi 20.000 femrave, plaçkitjen e fondeve dhe pasurisë së Kosovës">Kosovës. Madje ai konsideron se tash e tutje Thaçi duhet të përjashtohet tërësisht nga ky dialog dhe të përgjigjet për ato dëme që i ka sjell vendit. "Hashim Thaçit duhet t'i ndalohet qasja në biseda pasi kryetari ynë u zgjodh me pazare dhe shantazhe dhe vetë është i shantazhuar nga Qeveria e Serbisë, gjegjësisht udhëheqësit serbë, Vuçiq dhe Daçiq, që kanë material komprometues nga ish-UDB-ja për familjarë e të afërt dhe sidomos për vëllain e tij. Dhe nëse do të publikoheshin ato materiale, jeta politike, por ndoshta edhe fizike, e presidentit tonë do të merrte fund. E them me plot përgjegjësi se kryetari i Kosovës">Kosovës është i shantazhuar nga Republika e Serbisë dhe ky kryetar yni është aleat i tyre dhe nuk mund t'u thotë jo planeve serbe", është shprehur Miftari. Ai tutje ka shtuar: "Serbia e humbi luftën në vitin 1999, por pas luftës ajo u kthye triumfalisht në Kosovë, ku sot kontrollon mbi 32% të territorit tonë dhe tani paqja në 68% të pjesës tjetër të territorit tonë varet nga Serbia, e cila me ndihmën e bisedave me Kosovën dhe lojës të dyfishtë me Rusinë i ka hapur dyert me BE-në, kurse Kosova është shtet i izoluar, i varfër dhe i korruptuar, madje edhe për shumë dekada larg nga BE-ja", është shprehur ai.

Image


Ahmeti: Dy palë të pabarabarta në raport me dialogun

Se presidenti Thaçi ka devijuar shumë nga respektimi i Kushtetutës në këtë proces është një vlerësim që e jep edhe analisti Arsim Haziri."Me vetë faktin se në negociata, çfarë për Serbinë janë vitale, meqë ka përafruar procesin drejt BE-s, pala jonë nuk ia ka arritur për të disiplinuar përmes kushtëzimeve, asaj iu është mundësuar në mënyrë të pavetëdijshme vazhdimi i mëtejmë i mendësisë uzurpuese", është shprehur analisti Haziri. Sipas tij, analisti britanik ka të drejtë në analizën e tij kur thotë se politika serbe është në pozitë superiore karshi asaj serbe, meqenëse Kuvendi, i cili mundëson edhe përpilimin e objektivave parmes një rezolute, akoma nuk është konstituuar, që është fatkeqësi tejet e madhe. "Pra, presidenti Thaçi është në prag të rënies së tij politike, rënie e cila edhe mund të të fundosë politikisht, gjithnjë duke pasur për bazë makiavelizmin që ka përdorur për vite", theksoi Arsim Haziri. Ndërkaq analisti Hidajet Ahmeti vlerëson se dialogu Kosovë-Serbi pa strategji e plan veprimi ka qenë i kotë dhe i padobishëm për shtetin e Kosovës">Kosovës. "Fillimisht dialogu ka filluar mbrapshtë, pasi që kemi dy palë të pabarabarta në raport me dialogun. Një Serbi, e cila ka shkaktuar gjenocid ndaj qytetarëve të Kosovës">Kosovës. Një Serbi, e cila në vazhdimësi dhunon Republikën e Kosovës">Kosovës. Një Serbi e cila pretendon për hegjemoni të territorit të Republikës së Kosovës">Kosovës, një Serbi e cila nuk njeh shtetin e Kosovës">Kosovës duke e luftuar në raport me politikën e jashtme. Një Serbi e cila nuk ka bërë kërkim falje për vrasjet, maltretimet, masakrimet e përdhunimet ndaj qytetarëve të Kosovës">Kosovës dhe një Serbi e cila brenda aktit më të lartë mban Republikën e Kosovës">Kosovës territor të saj. Kurse në anën tjetër kemi një Kosovë të pavarur të njohur ndërkombëtarisht mbi 110 shtete. Një Kosovë ku minoritetet, e në veçanti minoriteti serb, janë të diskriminuar pozitivisht. Një Kosovë e cila ka qenë e hapur për bashkëpunim me të gjitha shtetet ndërkombëtare e në veçanti me shtetin agresor serb. Dhe një Kosovë, e cila në raport më dialogun ka përfituar minimalisht, e cila vetëm i ka shtruar rrugën Serbisë në rrugën e saj euroatlantike", theksoi Hidajet Ahmeti. Ai ka pohuar se presidenti Thaçi është i vetëdijshëm se karshi shtetit serb është i pafuqishëm, por veprimet e tij politike janë brenda kornizës karrieriste të tij, e jo në interesa kombëtare, shtetërorë e qytetare. Ndryshe edhe sipas analistit Skënder Mulliqi bisedimet e quajtura fillimisht teknike, për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ishin bisedime të pastra politike, të pakushtëzuara me asgjë nga pala shqiptare dhe shumë të dëmshme për sovranitetin e shtetit."Këto bisedime prekin edhe statusin politik të Kosovës">Kosovës. Të gjitha marrëveshjet e firmosura deri më tash shumë nga to nuk po implementohen nga pala serbe. Bisedimet e deritashme nuk i sollën asnjë të mirë Kosovës">Kosovës, kurse Serbinë e afruan nga BE-ja. Hashim Thaçi këtyre bisedimeve iu fut më shumë nga egoja e tij, pa i pyetur partitë politike. Bisedimet e fundit në Bruksel për drejtësinë pritet se a do të sjellin diçka pozitive për Kosovën, kur dihet për opstrukcionet politike te deritashme të palës serbe... Këto bisedime ishte dashur të stopohen , por Thaçi po e shfrytëzon momentin politik kur Kosova nuk i ka organet e reja shtetërore", theksoi Mulliqi.

(Kosova Sot)
Shtuar më 04/09/2017, ora 08:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori