Kërkohet paraburgim për të dyshuarin e vrasjes me thikë të 17 vjeçarit
Prokurori Hivzi Bajraktari, ka kërkuar që të dyshuarit për vrasjen e 17 vjeçit të shtunën në Prishtinë, t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Lajmin për KALLXO.com e bëri të ditur avokati i të dyshuarit, Veton Rrecaj.

Seanca ishte e mbyllur për publikun.

Bëhet e ditur se vepra penale është cilësuar si vrasje e rëndë, derisa avokati ka kërkuar që eventualisht gjatë hetimeve vepra të rikualifikohet në vrasje të kryer në gjendje të afektit mendor.

Vendimi do të merret brenda ditës.

Më 9 dhjetor, një 17 vjeç vdiq në QKUK si pasojë e plagëve të marra me thikë.


Shtuar më 13/12/2017, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori