Papa Françesku takohet me Elon Musk në Santa Marta

Papa Françesku takoi krijuesin e Tesla dhe Space X, Elon Musk, në Santa Marta.

Takimi u mbajt dje por lajmin e dha sot vetë Musk në një postim në Twitter duke postuar një foto në të cilën paraqitet me katër fëmijët e tij së bashku me Papën.

“I nderuar që kam takuar Papën”, komenton Elon Musk, i cili foli gjatë, për rreth një orë, me Papën për lajmet e teknologjisë në shërbim të mundshëm të të gjithëve.

Një tjetër temë e përbashkët mes miliarderit Musk dhe Papa Françeskut është problemi i rënies së natalitetit, veçanërisht në vendet më të përparuara./albeu.com