Kërkohet dorëheqja e Vjosa Osmanit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili i ka kërkuar Vjosa Osmanit që të jap dorëheqje.Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Ismaili ka dhënë se deputetët i kanë dhënë një mesazh jo vetëm kryeministrit Albin Kurti por edhe Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

“Me së paku 82 vota kundër, Parlamenti i Kosovës dhe deputetët e tij dhanë një mesazh të qartë të jo vetëm kundër qeverisë së z Kurti por edhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, znj. Osmani e cila ishte mbështetëse e zjarrtë e kësaj qeverie dhe kundër mocionit”, ka shkruar Ismaili.

Sipas deputetes së PDK-së, Osmani ka përgjegjësi morale dhe institucionale që të jetë konsistente për pozicionin që ajo mban.

“Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, zonja Vjosa Osmani ishte kundër këtij mocionin e që rrjedhimisht ka përgjegjësi edhe morale edhe institucionale që të jetë konsistente në raport me pozicionin që ka. E ditur tashmë që me 2/3 e votave ku përfshihen edhe 2/3 e votave të pakicave mund të ndërrohet edhe Kushtetuta edhe kryetarja e Kuvendit”, ka shkruar ajo.

Tutje Ismaili ka shkruar se “Me sa është bërë publike nga deklaratat e të dy partnerëve të divorcuar të koalicionit qeveritar, një ndër shkaktaret kryesore të shkaktaret kryesorë të prishjes së qeverisë ka qenë cënimi i marrëdhënieve strategjike të Kosovës me aleatin amerikan. Dhe në këtë pikë zonja Osmani ka luajtur rolin e vet edhe në të kaluarën duke bërë pjesë në zërat që kanë dalur hapur kundër marrëveshjes së demarkacionit, e cila, asokohe, u përkrah fuqishëm nga Obama, Biden, Kerry e çdo përfaqësues i lartë i shtetit amerikan kur kanë folur për Kosovën”.
Shtuar më 10/04/2020, ora 17:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori