“I afërmi juaj zbatonte porositë e Enver Hoxhës”, Balluku i kthehet Spahos: Je si qen i lidhur te karrigia

Pas kryeministrit Edi Rama opozita akuzoi për korrupsion, me portin e Durrësit, zëvendës kryeministren Belinda Balluku e cila udhëhoqi grupin e punës në negocimin e kontratës me kompaninë Emaar nga Dubai.

Deputeti Edmond Spaho e kaloi debatin edhe në aspekte personale duke përmendur një të afërm të Ballukut që sipas tij zbatonte porositë e Enverit për krime.
“Një i afërmi juaj ka pas një histori shumë tragjike sepse zbatonte qorrazi porositë e Enverit për të vrarë e prerë. Mos zbato qorrazi porositë e Edit edhe ti edhe ministria e financave.”- tha Spaho.

Pas këtyre akuzave të deputetit demokrat, Balluku i është drejtuar duke i thënë se ai është si një qen i lidhur tek karrigia.

Belinda Balluku: Ti je si qen i lidhur tek karrigia./albeu.com


Shtuar 24.11.2022 21:09