Kërkohet dorëheqja e kryetarit "legjendar" të Prizrenit
Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja është një person që mund të hyjë në historinë e kosovës për shumë gjëra, për moshën që ka, e që ende ushtron detyrën e të parit të një komune, mund të thyej rekord edhe në botë.

77 vjeçari që ka shumë probleme me shëndetin, është bërë një ‘kështjellë’ e pathyeshme në Prizren. Që nga koha që ai u bë
kryetar është përcjellë me skandale e pakënaqësi të shumë qytetarëve. Qyteti ndër më të bukurit në Kosovë, nuk është ngjallur ekonomikisht.

Jo vetëm kaq, ai është i dënuar me dy vjet burgim dhe vazhdon të jetë në potin e të parit të Prizrenit, ngase dënimin e ka me kusht që të mos kryej vepra të tjera penale gjatë 3 vjetëve të ardhshëm.

Shumë herë është kërkuar dorëheqja e tij, e sot, qindra qytetar pritet të protestojnë, ku kërkojnë sërish dorëheqjen e tij, për shkak të tragjedisë që ndodhi në këtë qytet, ku është shembur një shtëpi në Zonën Historike në Prizren, dhe i mori jetën një fëmije 3 vjeç, raporton lajmi.net

Muja, spavarësisht që nuk shihet askund, dënimeve që ka dhe mospunëve, ai merr pagën e kryetarit, por edhe pensionin. Nga buxheti i shtetit, Muja, brenda në viti merr rreth 21 mijë euro në vit.

Shtëpia ku banon Ramadan Muja, kryetar i Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës, ka 250 metra katror dhe kap vlerën prej 150 mijë eurosh, ndërsa ka para të gatshme në bankë 103,416 euro.

Ai vet ka deklaruar se ka rrogën vjetore prej 18,664 euro dhe pensioni prej 1,896 euro. Nuk përfundon me kaq, kandidati i PDK-së dhe kryetari aktual i Prizrenit, Ramadan Muja, është në mandatin e tij të tretë si kryetar i Prizrenit.

I doktoruar në histori, nuk duhet lënë pa përmendur se ai ka përjetuar edhe Luftën e Dytë Botërore. Pavarësisht se ai dyshohej për keqpërdorim pronash, PDK-ja e kishte të preferuar dhe e kandidoi gjithmonë për kryetar.

I njohur si refuzues i debateve televizive, i daljes para publikut, shikuesve dhe kundër-kandidatëve, Muja qëndron në fron që rreth 10 vjet, e premtimi më i famshëm i partisë së tij, mbetet 100 milionëshi për Prizrenin, që kurrë më nuk është përmendur pas fushatës. /albeu.com/

Shtuar më 15/06/2016, ora 11:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori