Kërkohet dorëheqja e Agim Bahtirit
Iniciativa Qytetare për Veprim organizon aksion simbolik përpara komunës së Mitrovicës, ku do të kërkohet përgjegjësi publike dhe dorëheqje nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri për fjalën dhe premtimet e dhëna për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër.

Sipas një njoftimi të kësaj iniciative, kryetari i Mitrovicës në mënyrë të vazhdueshme ka dhënë premtime që nëse nuk largohet barrikada mbi lumin Ibër deri më 15 qershor 2016, ai do të japë dorëheqje.

"Ne sot kërkojmë nga ai që ta mbaj fjalën dhe të japë dorëheqje. Dorëheqja do të ishte i vetmi premtim të cilin Agim Bahtiri mund ta mbante nga të gjitha premtimet që i ka bërë deri sot, e nuk e ka realizuar asnjërin nga to", thuhet në komunikatë. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2016, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori