Po “fluturonte” rrugëve të Fierit, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal

    

Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në Fier, në zonën e quajtur Beline.

Një makinë tip “Opel Zafira” e cila po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara ka përfunduar në kanal.

Automjeti ka marrë dëmtime të shumta ndërsa shoferi ka mbetur i lënduar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Albeu.com/


Shtuar 13.01.2023 11:22