Kerkohet bashkëpunim Kosovë - NATO
Pëlqej
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një takim lamtumire me komandantin e KFOR-it deri me tani në Kosovë, Salvador Farinën.

Ministri Hoxhaj gjatë takimit ka vlerësuar lart angazhimin dhe kontributin e gjeneralit Farina gjatë misionit në Kosovë, duke e falënderuar për punën e tij.

Hoxhaj po ashtu i ka uruar mirëseardhjen si dhe suksese në punën e tij, komandantit të ri të KFOR-it, gjeneralit Figliuolo.

Ministri Hoxhaj u shpreh se Kosova duhet të vendosë marrëdhënie kontraktuale me NATO-n, pasi kjo do të ndihmonte Kosovën në mekanizmin e Partneritetit për Paqe, si dhe pjesëmarrjen në iniciativat rajonale të sigurisë./albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori