Zgjedhjet në Bashkinë e Rrogozhinës, nis numërimi i kutive të votimit

Ka nisur numërimi i kutive të votimit për Bashkinë e Rrogozhinës.

Numërimi ka nisur vetëm pasi janë dorëzuar të 54 kutitë e qendrave të votimit ku u mbajtën zgjedhjet këtë të diel.

Në këto zgjedhje të përsëritura, kihte numër më të lartë votuesish, në krahasim me 14 majin.

Ndërkohë në garë për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës për Partinë Socialiste është Edison Memolla, ndërsa për “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.