Kërkohet arrestimi i komandantëve të UÇK-së
Në kuadër të “dialogut ndërserb” për Kosovën, Shoqata e familjeve të të rrëmbyerve dhe të vrarëve në Kosovë, sot në tryezë në Beograd ka kërkuar që dialogu i Serbisë dhe i Kosovës të ndërpritet, siç tha kryetari i kësaj shoqate Simo Spasiq, “derisa shqiptarët në atë dialog të udhëhiqen nga kriminelët”.

Ai në këtë tryezë, përcjell rts, ka thënë se shoqata që e udhëheq kërkon që të arrestohen ish -komandantët e UÇK-së ndërsa shtetin e Serbisë e ka ftuar ta shpallë referendumin për Kosovën.

“Pyetja (e referendumit) duhet të jetë a jeni që Serbia të shkojë në Europë pa Kosovën. Të shohim çfarë do të thonë qytetarët”, ka theksuar Spasiq.


Shtuar më 04/06/2018, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori