Aksidentohet furgoni me nxënës në afërsi të Librazhdit, si paraqitet gjendja e tyre

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd pranë vendit të quajtur kthesa e Murrashit, ku një furgon me nxënës është përplasur.

Burime bëjnë me dije se nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar lehtë disa nxënës, të cilët janë shoqëruar në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore.

Nxënësit ishin duke u kthyer nga një eskursion.

Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.


Shtuar 23.05.2023 21:21