Kërkesat e delegacionit të të zhdukurëve e vështirësojnë Haradinajn
Një javë pasi kryeministri Ramush Haradinaj është zotuar se do t’u gjendet zgjidhje pesë pikave që kanë të bëjnë me çështjen e personave të zhdukur, Qeveria i ka ndërruar fjalët, shkruan sot Koha Ditore.

Të dielën e kaluar, në një takim që ka zhvilluar kryeministri Ramush Haradinaj me udhëheqësin e delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, Ibrahim Makolli, ky i fundit kishte përmendur disa nga problemet kryesore rreth të zhdukurve që kërkojnë zgjidhje.

Kërkesat ishin që të ndërrohej anëtari i UNMIK-ut që është pjesë e Komisionit qeveritar për të zhdukurit, të kërkohej zgjidhje për problemet që kanë mbetur pezull, siç janë caktimi i një zyrtari për sistemimin dhe ruajtjen e dokumentacionit dhe të gjendej zgjidhje për çështjen e 300 mbetjeve mortore në morgun e QKUK-së.
Shtuar më 02/10/2017, ora 08:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori