Kërkesa e Listës Serbe mund të zbatohet
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë paralajmëruar se kërkesa e Listës Serbe për zbatimin e marrëveshjes së koalicionit, e cila është kusht për kthimin e përfaqësuesve të saj në institucionet e Kosovës, mund të fillojë të realizohet shpejt.

Zëvendësministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, duke folur për “Radion Evropa e Lirë” ka thënë se marrëveshja ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Listës Serbe është negociuar para krijimit të koalicionit dhe ka qenë bazë për arritjen e këtij koalicioni.

Sipas tij, partnerët e koalicionit janë të gatshëm t’i qasen kërkesës së Listës Serbe.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Listës Serbe, dy ditë më parë, janë takuar me zyrtarët e Qeverisë së Serbisë, siç është thënë, për t’u konsultuar lidhur me hapat e mëtejshëm të Listës Serbe, pas ngrirjes së aktivitetit të përfaqësuesve të saj në institucionet e Kosovës, që nga fillimi i janarit të këtij viti.

Ata kanë theksuar se në fillim të javës së ardhshme do të takohen me zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht me partnerët e koalicionit, dhe nëse do të ketë vullnet të mirë dhe të jepet dora e pajtimit nga të dyja palët, atëherë përfaqësuesit e Listës Serbe do të kthehen në institucione për të vazhduar punën e mëtutjeshme. Megjithatë, ata kanë theksuar se ekziston një kusht i vetëm për këtë, që është zbatimi i marrëveshjes së koalicionit. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 16:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori