Kërcënon Vuçiç: Me vështirësi po e ruaj paqen me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, thotë se shihet qartë që qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj nuk do ta heqë vendimin për taksë ndaj produkteve serbe në një të ardhme të afërt, dhe sipas tij, nga një qëndrim i tillë i Prishtinës mund të pritet vetëm përkeqësim i situatës.

Megjithatë ai thotë se Serbia duhet që të luftojë për paqe, stabilitet dhe interesa kombëtare.

“Për ne është e rëndësishme të ruajmë paqen. Këto nuk janë momente të lehta për ne, por të do të përpiqemi”, ka thënë Vuçiç sot para gazetarëve.


Shtuar më 19/02/2019, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori