Kërcënon Rakiç: Mitrovica është çmimi i lirisë sonë
Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç ka ftuar kryetarin shqiptar të komunës së jugut, Agim Bahtiri, me qëllim që të flasin për një zgjidhje të mundshme.

“Në vend që planifikon rrënimit e ‘Parkut të paqes’, i cili ndodhet në pjesën veriore të Mitrovicës dhe i cili nuk është përgjegjësi e tij, e ftoj Agim Bahtirin që të ulëmi në tavolinë, në Mitrovicë, Beograd, Prishtinë ose Bruksel dhe bashkërisht të mirremi vesh për atë se si do të dukën vendët në të cilat duhet ta ndërtojmë mirëbesimin dhe ku duhet bashkë të lozin fëmijët serbë dhe shqiptarë”, ka thënë Rakiç në një takim që ka patur me gazetarë pikërisht te ura e Ibrit.

Në këtë deklaratë për mediat, Goran Rakiç ka thënë ndër të tjera se “Mitrovica e Kosovës e ka paguar shtrenjtë çmimin e lirisë dhe do të dijë ta mbrojë nëse është nevoja”. /albeu.com/




Shtuar më 22/06/2014, ora 15:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori