Kërcënon ministri serb: "Shqipëri Etnike" do të thotë luftë e re në Ballkan
Pëlqej
Ministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka reaguar ashpër ndaj dekleratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit të cilët kanë thënë se nëse BE-ja i mbyll dyert Ballkanit Perëndimor, atëherë Shqipëria do të bashkohet me Kosovën.

Gjatë një interviste për gazetën maqedonase "Dnevnik", Vulin është shprehur se mungesa e reagimit të Brukselit ndaj deklaratave të tilla, do të thotë luftë e re në Ballkan.

"Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën mund të realizohet vetëm me anë të një lufte ballkanike. Brukseli këtë duhet ta dijë sepse nëse nuk ka ndërmend të gjykojë planin e Tiranës dhe Prishtinës dhe t'u bëjë me dije se një veprim i tillë mund të dënohet, sepse në të kundërtën do të jetë përgjegjës për të gjitha veprimet e ardhshme", ka thënë Vulin, përcjell "Aktuale.mk" /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori