Kërcënon Irinej: Me hir apo me pahir do ta kthejmë Kosovën
Pëlqej
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, është shprehur sot nga Nishi se, të gjithë janë të detyruar të ngrenë zërin në mbrojtje të Kosovës e Metohisë dhe "nëse ndodh përdorimi i forcës, duhet bëjmë çdo gjë që me hatër a me forcë ta kthejmë atë".

"Shpresoj të mos jemi të detyruar që në këtë mënyrë ta mbrojmë atë, por që vetëdija dhe ndërgjegjja e atyre që vendosin për fatin tonë do të flasin në mënyrën se si duhet të flasë një ndërgjegje e zgjuar dhe e pastër njerëzore", citon Koha Ditore deklaratën e Irinejt dhënë gazetarëve në prag të fillimit të sesionit të UNESCO-s.

"Tani bëhet fjalë për atë që të na i marrin objektet e shenjta dhe t’i shpallin vlera të Kosovës", ka shtuar ai.

Sipas tij, "Kosova është historia jonë, kultura jonë, fillimi i gjithë asaj që është madhështi e përhershmëri në historinë tonë, kulturën tonë. Këtë ne në asnjë rast nuk guxojmë t’ia lejojmë as vetes, as të tjerëve, që Kosova e Metohija të mos jenë të popullit që i përkasin qysh kur dihet për Kosovën e Metohinë dhe popullin serb.

Po ashtu ka thënë se, në Kosovë e Metohi ndodhet rezidenca e patriarkëve serbë (Patrikana e Pejës), si dhe objektet më të mëdha të shenjta të historisë e të kulturës serbe. /albeu.com/

Shtuar më 03/11/2015, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori