Kërcënon Fuat Ramiqi: Nuk do të rri duarkryq
Pëlqej
Fuad Ramiqi
Fuad Ramiqi, themelues i lëvizjes islame Bashkohu, e më pas i partisë islamike Lisba, thotë se nuk do të rri duarkryq përballë terrorit që po u bëhet myslimanëve në Kosovë, raporton KTV.

Ramiqi thotë se më nuk do të kryejnë punë as protestat, ngase sipas tij, aparati shtetëror po bën presion mbi liderët fetarë.

Ndonëse imami Krasniqi ai u mor në pyetje nga policia me dyshimet për nxitje të urrejtjes, përçarje, mosdurim kombëtar, racor, fetar apo etnik, Bashkësia Islame e Kosovës thotë se BIK-u deri tash nuk ka marrë ndonjë ankesë nga dikush se ai po nxit urrejtje me anë të ligjëratave të tij. Ata që lutjet i kryejnë nën udhëheqjen e imamit Krasniqi e mbrojnë atë.

Imami Shefqet Krasniqi disa herë është kritikuar për gjuhën e përdorur dhe ligjëratat e tij nëpër xhami të ndryshme në Kosovë.

Së fundi, udhëheqësit e institucioneve qendrore, përfshirë presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, kanë tërhequr vërejtjen se nuk do të lejojnë që Kosova të shndërrohet në strehë grupesh radikale.
Shtuar më 04/09/2014, ora 20:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori