Aksident në Shkodër, makina përplas këmbësorin

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Kryebushat-Vau Dejës.

Një automjet ka përplasur këmbësorin F. L., 61 vjeç.

Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 05.12.2021, rreth orës 17:40, në aksin rrugor Kryebushat – Vau Dejës, një automjet me drejtues shtetasin N. K., 59 vjeç, banues në Lezhë, ka përplasur shtetasin këmbësor  F. L., 61 vjeç, banues në Stajkë, Vau i Dejës.

Shtetasi F. L., aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./albeu.com/


Shtuar 5.12.2021 19:24