Kërcënojnë serbët: Do bllokojmë pikat kufitare nëse na refuzohen letërnjoftimet
Prishtina paralajmëroi se kishte marrë masa kundër serbëve në veri të Kosovës që këta nuk mund të kalojnë kufirin me letërnjoftime të Serbisë.

Menjëherë pas paralajmërimit nga ana e Prishtinës ka ardhur edhe reagimi i serbëve t1% cilët jetojnë në veri të Kosovës.

Kryetarët e komunave me popullatë serbe të Zubin Potokut, Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviçit kanë deklaruar se Prishtina zyrtare bën mirë të rishoh vendimin.

Ata shprehen në një deklaratë të përbashkët që Prishtina ti pranojë letërnjoftimet e Serbisë në Jarinjë dhe në Bërnjakë, të zgjidhet çështja me dialog pasi në të kundërt "e drejta do të triumfojë me dhunë". /Albeu.com/
Shtuar më 16/04/2016, ora 19:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori