Kërcënoi Haradinajn me prerje koke, ngrihet aktakuza ndaj shqiptarit nga Drenasi
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj personit që përmes rrjeteve sociale kërcënoi kryeministrin Ramush Haradinaj, ndërkohë që në sfond promovohej flamuri i organizatës
terroriste ISIS.
Bledart Elshani nga Drenasi akuzohet për veprat
penale "Nxitje për kryerjen e veprimeve
terroriste" dhe "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i
paautorizuar të
armëve".
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Bledart Elshani, nga muaji gusht i vitit 2018 e deri në muajin janar të vitit
2019">
2019, si administrator i një kanali në rrjetet sociale, me anë të fotografive dhe video – incizimeve ka bërë propagandim në lidhje me organizatën
terroriste “ISIS”, duke përkrahur haptazi veprimet e tyre
terroriste siç janë sulmet e fundit në botë në krijimin e shtetit Islamik.
“Po ashtu, i pandehuri B.E, më 23.08.2018, përmes po të njëjtit kanal ka postuar foton e animuar me mbishkrim: “Melodia e parapëlqyer e Muxhahidit është zëri i qafirit gjatë heqjes së kokës”, dhe më 10.01.
2019">
2019, përmes kanalit të njëjtë ka postuar foto me përmbajtje kërcënuese ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Ramush Hradinaj me mbishkrim “DO T’JU VIJË FUNDI O TAGUTA SHQIPTAR BI’ IDHNILAH”, i bërë nga një person i maskuar e ku në prapavijë shihet flamuri i organizatës
terroriste “ISIS””, njofton prokuroria.
Me këto veprime i pandehuri B.E, ka kryer veprën
penale “Shtytja për kryerjen e veprave
terroriste” nga neni 141 të KPRK-së.
Po ashtu të njejtit policia i ka gjetur edhe armë, për të cilat ai po hetohet për veprën:
penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të
paautorizuar të
armëve”
“Gjithashtu, më 11.01.
2019">
2019, në Drenas në vend publik me rastin e ndaljes dhe kontrollimit nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës – DKT në Prishtinë, është vërtetuar se i njëjti në kundërshtim me nenin 2 nën paragrafi 1.24 të Ligjit për Armët në Kosovë, ka mbajt dhe bart në trup një armë të ftohtë – thikë luftarake e përshtatshme për shkaktimin e lëndimeve trupore dhe e njëjta i është sekuestruar.
Me këto veprime i pandehuri B.E, ka kryer veprën
penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të
paautorizuar të
armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së”, tha prokuroria.
Shtuar më 04/04/2019,
ora 15:31