Zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme, Gjergj
Dedaj ka marrë disa
kërcënime në
profilin e tij në Facebook.
“Nga ky grup i komentuesve ka identifikuar një person të dyshuar me
profilin Ari Ari Zhitia i cili çdo ditë bënë etiketime me propagandë islamike”, tregon ky burim.
Ndryshe, zv.ministri
Dedaj ka kërkuar nga organet policore që të ndërmerren të gjitha masat dhe të merren parasysh këto
kërcënime serioze.
Ai pas kërcënimeve ka reaguar edhe me anë të njv postimi në Facebook:
"I veje ne dijeni, te gjithe ata burreca, te cilet me kercnojne dhe fyejne, per shkak te bindjeve dhe paraqitjeve te mija publike, per ta kundershtuar antaresimin e Kosoves ne Organizaten e Bashkepunimit Islamik,ne Kongresin e mbajtur ne Bangladesh, se ky kundershtim i imi i drejte ishte i nje rendesie historike, per te ardhmen euroatlantike te Kosoves ne BE dhe NATO, si dhe raujtjen e partneritetit historik me SHBA dhe civilizimin perendimore.
Pa marrur parasysh kercnimeve dhe fyrjeve qe me behen, kete kurs te agjendes kombetare te Kosoves europiane do te vazhdoj edhe me fuqishem, deri ne frymen time te fundit. Jam po i njejti Gjergj qe kam kundershtuar balle per balle me shume pasoja, gjakderdhje dhe sakrifica regjimim e diktatorit Millosheviq,pa asnje hezitim apo hamendje do te kundershtoj cfardo ideje te mercenarve,profiterve apo nostalgjikve neootoman, per ta demtuar udhen e Kosoves per integrimin ne familjen euroatlantike!"
Vlen të theksohet se për
rastin në fjalë është informuar Njësia e Hetimeve si dhe ajo për Krime të Rënda.
Shtuar më 29/05/2018,
ora 09:48