Kërcënohet me jetë mjeku në Gjakovë (FOTO LAJM)

Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar lidhur me kërcënimin e mjekut S.B në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.

Përmes një komunikate, OEK ka shprehur shqetësime për kërcënimet e mjekëve në vendin e punës, transmeton Indeksonline.

"Anëtari ynë, S.B është kanosur me jetë nga ana e familjarëve të një paciente, të cilës i ishte konstatuar vdekja në QKUK. Rasti në fjalë është pjesë e fenomenit kriminal i cili është duke ndodhur tani më në përditshmëri gjatë ushtrimit të veprimtarisë mjekësore", thuhet në komunikatë. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori