Kërcënohet komisioneri shqiptar në veri të Mitrovicës
Pëlqej
Eroll Gashi, komisioner nga radhët e PDK-së është kërcënuar nga kryesuesi i vendvotimit B11 në Qendrën e votimit "Sveti Sava" në veri të Mitrovicës, me ç’rast është detyruar ta braktisë vendvotimin.

Ai ka bërë të ditur se nuk ka lejuar që i njëjti person të votojë dy herë në këtë vendvotim, prandaj edhe është kërcënuar.

"Kam vërejtur se një qytetar po tenton të votojë për herë të dytë në vendvotimin B11 ku isha komisioner, dhe nuk kam lejuar një gjë të tillë. Kryesuesi i këtij vendvotimi më është ofruar duke më thënë "marsh ti, me mua do të kesh punë" dhe ka dalë jashtë ka biseduar edhe me disa persona tjerë. Kam informuar përfaqësuesit e OSBE-së në këtë qendër se jam i detyruar të braktis vendvotimin nga frika prej personave të panjohur", ka thënë Gashi.
Shtuar më 22/10/2017, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori