Kërcënohet deshmitari i masakres së Qyshkut
Një dëshmitar kyç është kërcënuar për dëshminë e tij në një proces gjykimi për krime lufte të kryera në Kosovë në vitin 1999 nga paramilitarë serbë. Për befasi, edhe dëshmitari është serb dhe sipas AP-së ai quhet Zoran Raskovic. Dëshmitari i ka thënë Gjykatës për Krime Lufte në Serbi se ai është kërcënuar nga njerëz të fuqishëm por nuk dëshiron mbrojtje.

Raskovic, ish luftëtar është njëri prej dëshmitarëve të rëndësishëm në procesin kundër 13 personave që akuzohen për vrasjen e civilëve shqiptarë në fshatin Qyshk në perëndim të Kosovë, 1999 raporton Indeksonline.

Anëtarët i takojnë të ashtuquajturit grupi Sakali. Krimi në këtë fshat konsiderohet njëri prej më të tmerrshmëve në Kosovë.
Shtuar më 25/01/2012, ora 23:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori