Kërcënohet Berat Buzhala
Pëlqej
Ish-deputeti i PDK-së, Berat Buzhala, është kërcënuar nga vëllai i nënkryetares së Partisë Demoratike të Kosovës, Margarita Kadriut.

Kërcënimi i Edmond Kadriut ka ardhur, pasi Berat Buzhala ka shkruar një status, ku ka folur për lidhjet e Margaritës me biznesmenët serbë, nisur nga nje shkrim i Indexonline.

"Nese je burre merru me mua e takohemi e mos e permend me Margariten kupton se shume shtrejte ke pr ta paguar”, mësohet ti ketë shkruar Edmond Kadriu ish-deputetit Buzhala.

Ndërsa, lidhur me këtë kërcënim, Buzhala ka thënë që "me Edmondin do të merret në rast se ai zgjidhet deputet". /albeu.com/

Shtuar më 04/09/2014, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori