Ish-komandant i UÇK-së dhe nënkryetar i PDK-së,
Sami Lushtaku ka folur në lidhje me
luftën çlirimtare, gjykatën e Hagë.
Lushtaku ka komentuar deklaratat e bëra së fundmi nga presidenti serb, Aleksander Vuçiç, që konfliktet e ftohta mund të kthehen në përplasje zjarri si në Nagorno-Karabakh.
Sipas tij, i kanë çuar selam
Vuçiçit që “jemi gati të
vdesim për vendin tonë.”
Po ashtu,
Sami Lushtaku deklaroi se askush nuk e do
luftën, por nëse do të lindte nevoja, shqiptarët e Kosovës janë gati të vdesin për vendin.
Pjesë nga intervista
Linda Karadaku: Besoj ju i keni ndjekur deklaratat e
Vuçiçit, flet për një konflikt të ngrirë, duke lënë të nënkuptohet që mund të shpërthejë, që mund të ketë sërish luftë. A do rikthemi prapë në ‘99?
Sami Lushtaku: “Jo unë
luftën nuk e besoj, njerëzit normalë nuk e besojnë. Jo për vendin e tyre, por për askund. Lufta dihet që merr jetë njerëzish. Gjithsesi, ne i kemi çu selam
Vuçiçit se nëse ai është një herë i vendosur me ardh në Kosvë dhe me vdek në Kosovë, ushtria dhe policia e tina, ne jemi 10 herë të vendos me vdek për vendin tonë. Jemi të gatshëm, bile, kurrë më të gatshëm s’kemi qenë.” /Abc news
Shtuar më 15/11/2020,
ora 15:47