Keqpërdoruesit e votës do të ndiqen penalisht
Pëlqej
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka mbajtur një takim në Prizren me organet e rendit dhe Prokurorinë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë të veprojnë shpejt në rast të keqpërdorimit të votës.

Qëllimi i këtij takimi ishte edhe sensibilizimi i qytetarëve për t’i paralajmëruar se do të ndiqen penalisht nëse bëjnë veprime të tilla. Koordinatorja nacionale për zgjedhje Laura Pula ka thënë se për ta mbrojtur votën e çdo qytetari në terren, ditën e zgjedhjeve do të jenë kujdestarë edhe 50 prokurorë, të cilët do të vëzhgojnë gjithë procesin, shkruan Koha Ditore.

Për t’u mundësuar një plan i tillë, përkrahja është dhënë edhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore dhe Policia e Prizrenit. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2013, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori