Keqpërdorime në kurriz të të sëmurëve me kancer
Klinika e Onkologjisë
Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në vitin 2012">2012 ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të furnizojë me 2.285 ampula trastuzumab për të plotësuar nevojat e të gjithë pacientëve të kësaj klinike.

Tre vjet më pas, me një rritje të lehtë të numrit të pacientëve, nevojat që QKUK-ja i ka parashikuar për këtë lloj citostatiku janë tri herë më të vogla. Trastuzumabi është ampula më e shtrenjtë, të cilën e blen QKUK-ja. Një ampulë në vitin 2012">2012 ka kushtuar 1.800 euro, e sivjet 1.500 euro.

Mjekët e Onkologjisë nuk e mohojnë mundësinë e përdorimit pa nevojë të kësaj ampule për vite me radhë, por nuk duan ta komentojnë mundësinë që dikush nga stafi ta ketë nxjerrë atë jashtë klinikës, meqë në një rast që është zbuluar ampula e QKUK-së ka përfunduar në farmaci.

Trastuzumabi i blerë para katër muajsh në një barnatore private, sipas kompanisë "Roche", ka qenë i destinuar për QKUK-në. Mentor Latifi, menaxher për Kosovë i kësaj kompanie, ka thënë se seria e këtij preparati i ka takuar serisë së barnave të QKUK-së.

"Ky trastuzumab është blerë nga MSh-ja në vitin 2012">2012”, ka thënë ai", shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ekrem Hyseni, nuk ka dashur ta komentojë, me arsyetimin se për këtë rast kanë nisur hetimet.

"Le të gjejë hetuesia dhe të publikojë emrin se kush e ka bërë", ka thënë ai.

Prej se është hapur Klinika e Onkologjisë më 2011, pacientët janë përballur me mungesa të vazhdueshme të citostatikëve.

Kjo situatë është shfrytëzuar nga kontrabandistët, të cilët u kanë ofruar pacientëve barna jashtë sistemit farmaceutik të licencuar.

Shumë pacientë që janë trajtuar në Onkologji brenda këtij muaji ia kanë dhënë gazetës kontaktet se ku i sigurojnë citostatikët që mungojnë në klinikë.

Numri të cilin ata kanë thirrur dhe që pastaj e ka kontaktuar edhe gazeta i takon pronarit të kompanisë "Nini Pharm". /albeu.com/
Shtuar më 29/07/2015, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori